05.11.1999
06:30 UTC
Pekin: Nė aktivitetet e ditės sė fundit tė vizitės sė kancelarit
gjerman, Gerhard Schröder nė RP tė Kinės bėn pjesė dhe hapja e njė
Dhome Gjermane tė Tregtisė sė Jashtme nė kryeqytetin kinez, Pekin.
Ministri federal gjerman i ekonomisė e cilėsoi hapjen e Dhomės
Tregtare si njė "urė lidhėse mes ekonomisė sė tė dy vendeve". Ai
siguroi ministrin kinez tė tregtisė sė jashtme, Shi Guangsheng dhe
zyrtarėt e tjerė tė lartė vendas, tė pranishėm pėr mbėshtetjen e
Gjermanisė nė procedurat e shqyrtimit tė kėrkesės sė Kinės pėr
pranim nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė.
Grosny: Si pasojė e presionit ndėrkombėtar, Moska ka lejuar sėrish
kalimin e njė numri tė madh refugjatėsh ēeēenė pėr nė Republikėn
fqinje tė Ingushetisė. Sipas njoftimeve tė Komisariatit tė Lartė tė
OKB pėr Refugjatė, UNHCR heqjen e bllokadave e shfrytėzuan pėr tė
kaluar nė shtetin fqinj rreth 1300 ikės. Qeveria ruse bėri tė ditur
me kėtė rast se pėr t“u mundėsuar refugjatėve ikjen, nė vijim tė
ditės sė sotme do tė hapen edhe disa posta tė tjera kufitare. Njė
numėr politikanėsh perėndimorė i kanė bėrė thirrje Rusisė tė
pėrpiqet pėr gjetjen e njė zgjidhjeje politike pėr konfliktin nė
Kaukaz. Operacionet ushtarake krijojnė mė shumė probleme se sa
zgjidhin, u shpreh pėr ēėshtjen nė Washington ministri i jashtėm
gjerman, Joschka Fischer pas bisedimeve tė zhvilluara me sekretaren
amerikane pėr marrėdhėnjet me jashtė, Madeleine Albright.
Kryeministri britanik, Toni Blair, nga ana e tij, paralajmėroi
Moskėn pėr rreziqet eventuale, me tė cilat do tė shoqėrohej pushtimi
i kryeqytetit ēeēen, Grosny.
Hagė: Negociatat dhe nė pėrgjithėsi kalimi i procedurave pėrkatėse
tė pranimit tė shteteve evropiano-lindore nė BE shihen prej
komisarit tė ri evropian pėr ēėshtjet e zgjerimit, Günther
verheugen, si tė vėshtira. Politikani socialdemokrat gjerman ka bėrė
tė ditur me kėtė rast, se negociatat duhen zhvilluar mbi bazėn e
rezultateve dhe arritjeve konkrete tė secilit prej kandidatėve pėr
anėtarėsim nė BE dhe jo nė mėnyrė emocionale dhe tė motivuara prej
mėshirės e keqardhjes. Ruajtjes sė kėsaj linje i shėrben edhe
tendenca pėr moszbutjen e kritereve tė pranimit dhe rrespektimin e
tyre prej tė gjithė numrit tė madh tė personave pėrgjegjės pėr
shqyrtimin e kėrkesave pėr anėtarėsim.
Washington: Sekretarja amerikane e shtetit pėr marrėdhėnjet me
jashtė, Madeleine Albright u ka bėrė thirrje tė dy palėve negociuese
nė ēėshtjen e dėmshpėrblimit tė tė dėnuarve me punė tė detyruar tė
kohės sė nacionalsocializmit, pėr mė shumė fleksibilitet. Pas
bisedimeve tė zhvilluara me ministrin gjerman tė punėve tė jashtme,
Joschka Fischer, ministrja vuri nė dukje se fleksibiliteti nė
bisedime ėshtė rruga e vetme pėr arritjen e rezultateve konkrete.
Fischer, nga e tij, bėri tė njohur qėndrimin e qeverisė federale
gjermane pėr tė mos bllokuar zbatimin e rezultatit tė kompromisit,
nėse njė i tillė do tė arrihej. Pėrfaqėsuesi i qeverisė federale
gjermane nė bisedime, Otto Graf Lambsdorf takohet sot me atė
amerikan, Stuart Eizenstat, pėr tė diskutuar sėrish rreth gjetjes sė
njė zgjidhjeje tė pranueshme pėr tė gjitha palėt. Lambsdorff kishte
paraljmėruar mė parė dėshtimin e negociatave, nė rast tė mosrritjes
sė ofertės gjermane. Nė kėtė kuadėr dy senatorė amerikanė paraqitėn
njė projektligj, i cili parashikon shtyrjen e afatit tė parashkrimit
apo tė vjetėrimit tė kėrkesave tė viktimave tė nacionalsocializmit.
Bonn: Sot pėrfundon nė Bonn pas dymbėdhjetė ditė konsultash
konferenca ndėrkombėtare pėr ēėshtjet e mjedisit. Ēėshtjet
themelore, tė trajtuara por tė pazgjidhura nė Marrėveshjen e Kyotos,
kryesisht pėr reduktimin e emetimit tė gazrave tė ēliruara brenda
dukurisė klimatike tė mbiquajtur "efekti i serės" vazhdojnė tė
mebten tė hapura. Pavarėsisht nga kjo bilanci i ministrit gjerman
pėr ēėshtjet e mjedisit, Jürgen Trittin ėshtė pozitiv. Konferenca ia
arriti tė sqaronte njė numėr jo tė vogėl ēėshtjesh teknike, tė
parashikuara nė rendin e ditės, ndėrkohė qė shumica e pjesėmarrėsve
u shpreh e gatshme pėr ratifikimin protokollin e Marrėveshjes sė
Kyotos. I njė linje tjetėr ėshtė vlerėsimi i shoqatave ndėrkombėtare
dhe gjermane tė ruajtjes sė mjedisit, pėr tė cilat punimet e
konferencės dhe para sė gjithash rezultatet e saj lanė shumė pėr tė
dėshiruar. Ministri federal pėr ēėshtjet e mjedisit, Jürgen Trittin
jep sot nė Bundestagun gjerman nė Berlin njė deklaratė qeveritare
lidhur me rezultatet e konsultave 12-ditore.
Tel Aviv: Kryeministri aktual izraelit, Ehud barak ka rikonfirmuar
katėr vjet pas vrasjes sė ish-kryeministrit Yitzak Rabin
vendosmėrinė dhe vullnetin e tij pėr vazhdimin e kursit tė procesit
dhe bisedimeve tė paqės, filluar prej Rabin. Barak ribėri prezent
pozicionin e tij nė fjalėn e mbajtur nė njė ceromoni pėrkujtimore tė
organizuar me kėtė rast nė kryeqytetin izraelit, tel Aviv, nė
praninė e rreth 100 000 pjesėmarrėsve. Duke iu referuar arritjes sė
njė marrėveshjeje pėrfundimtare tė paqės me palestinezėt, Barak
theksoi se ora e vendimit sa vjen e bėhet mė e afėrt. Fjala e
mbajtur pasoi inaugurimin e njė monumenti pėrkujtimor, nė vendin ku
para katėr vjetėsh u krye atentati ndaj ish-kryeministrit izraelit
dhe nobelistit tė paqės, Yitzak Rabin.
Romė: Papa Gjon Pali i Dytė mbėrrin sot pėr njė vizitė dyditore nė
Indi. Besimtarėt fundamentalistė induistė, tė cilėt e kanė kritikuar
ashpėr vizitėn, kėrkojnė t“u vihet fre konvertimeve tė nxitura prej
pėrhapjes sė katolicizmit nė vend si dhe kanė paralajmėruar pėr sot
njė protestė kundėr vizitės sė Papės nė vend. Katolikėt pėrbėjnė
vetėm 2% tė popullsisė indiane, e cila nė shumicėn e saj dėrrmuese i
pėrket besimit induist. Pas qėndimit tė tij nė Indi kreu i kishės
katolike do tė vazhdojė udhėtimin pėr nė republikėn kaukaziane tė
Gjeorgjisė.
|